
Një nga lojtarët më të rëndësishëm te Wolves është sulmuesi Adama Traore. Ai arriti t'i shënonte Manchester City-t vetëm pak ditë më parë, por edhe në ndeshje të tjera e ka treguar veten.
Në një intervistë për mediat angleze, edhe pse ka qënë një lojtar i Barcelonës, Traore shprehet: "Nuk do i thoja jo një kalimi te Real Madrid". Vlen të theksohet fakti se Traore për momentin dëshiron qëndrimin te "ujqërit" por një ofertë tunduese mund ta bënte të ndryshonte mendje. Gjithsesi, le të presim e të shohim.
Poll