Kategoria Superiore është ndalur për shkak të bojkotit të Superligës. Futbolli në Shqipëri duhet të kishte filluar më 12 shtator, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur pasi Liga Profesioniste dhe klubet kanë kërkuar plotësimin e 4 kërkesave. Dukej se kjo javë do të ishte e fundit dhe skuadrat do të zbrisnin në fushë, por presidenti i Apolonisë, Koço Kokëdhima mendon ndryshe. I ftuar në emisioni “Sport News Plus” në News 24, presidenti i Apolonisë u shpreh:
A paguhen lojtarët gjatë kësaj kohe? “Unë mund të them se çfarë do të ndodhi me Apoloninën. Ne si klub do të paguajmë çdo detyrim ndaj lojtarëve dhe punëtorëve të klubeve deri në ditën e fundit”.
Skenarët për fillimin e sezonit? “Kemi disktuar 3 skenare për rifillimin e kampionatit. Skenari i parë është që të luajmë një muaj për të përcaktuar fituesit e kjo do të ndodhi pas muajit prill. Skenari I dytë është luajmë në janar me dy faza, ndërsa skenari i 3 është të zhbllokohet situata tani dhe ne të rinisim kampionatin.
Nuk ka asnjë qendrim ndryshëm në tryezën e Ligës Profesioniste. Zoti Gjici dhe klubi i Kukësit në mbledhjen e fundit ishte pro bojkotit të Ligës. Të gjithë presidentët e Superligës janë kundër bojkotit, por ne nuk kemi rrugë tjetër.
Kur është vendosur bojkoti unë kam kërkuar vetëm një javë ndalesë, por tryeza kërkoi që ky bojkot të zgjasi deri në plotësimin e kërkesave. Bojkoti është një e detyryeshme për ne pasi ndihemi të braktisur nga Qeveria”.
Fundi i bojkotit? “Mendoj se ky bojkot ka ndihmuar që ky problem të shtrihet gjerësisht dhe të mësohet nga të gjithë. Nuk besoj se kjo javë do t’I japi fund bojkotit pasi nuk ka ndodhur asgjë që të fillojë kampionati. E vetmja gjë që ka ndodhur është që Qeveria mund të ketë lexuar letrat tona dhe nuk ka ndodhur gjë tjetër përveç kësaj.
Kryeministri Rama ka thënë që Fidel Ylli është I ngarkuar për këtë çështje, por ai nuk ka në dorë asgjë pasi vendimet I merr Qeveria. Problemi nuk është te Liga, por te Qeveria”, u shpreh Koço Kokëdhima.