
Arsenali ka zhvilluar një sezon fantastik në Premier League, duke qenë prej javësh lider në kampionët, por humbja me Manchester Cityn në sfidën direkt i ka “shuar” shpresat e titullit. Por pavaërisht të gjitahave, Mikel Arteta po mendon për sezonin e ardhshëm.
Drejtuesit kanë nisur punën për pikasjen e lojtarëve që do t’i transferojnë në “Emirates” për sezonin e ri. I pari që udhëheq listën e “topçinjve” është mesfushori anglez i West Ham. Nënshkrimi me Declan Rice është kthyer në prioritet.
Sipas “The Sun”, Arsenali po bën gati 92 milionë euro për transferimin e kapitenit të “Çekiçëve”. Gjithashtu po përgatisin një kontratë 5-vjeçare me vlerë 345.000 euro në javë. “topçinjtë” kërkojnë të sigurojnë shërbimet e Rice sa më shpejt të jetë e mundur, pasi mesfushori kërkohet edhe nga Manchester United, City, Liverpool dhe Chelsea.