
Javi Martinez do të largohet nga Bayerni në fund të sezonit. Kampionët gjerman dhe lojtari kanë rënë dakord për shkëputjen e bashkëpunimit, pas 9 vitesh.
Spanjolli ka zhvilluar vetëm 400 minuta këtë sezon, çka nuk janë të mjaftueshme për të vazhduar me këtë fanellë. Martinez u bë pjesë e bavarezëve në vitin 2012, duke fituar më pas tripletën. 30 vjeçari do të jetë një lojtar i lirë ën fundin e sezonit, teksa do kërkojë një ekip të ri. Me interes të madh pritet të shihet se ku do transferohet ai, me mundësitë që janë të shumta.
Poll