
Janë mbyllur pjesët e para të disa prej sfidave që kanë mbetur, në kuadër të kualifikueseve Euro2024. Kosova është surprizuar nga goli i Bjellorusisë në “Fadil Vokrri”, duke e mbyllur pjesën e parë në disavantazh 0 me 1. Pa interes kjo ndeshje për “Dardanët”, që i kanë humbur shpresat për kualifikim.
Kroacia dhe Uellsi po luftojnë për një vend në Europian. Uellsi e ka bërë surprizës duke i shënuar Turqisë, por dhe Kroacia ka bërë detyrën me 1 gol nga Armenisë.
Teksa në sfidat e tjera është shënuar maksimumi 1 gol, Hollanda ia ka dalë në transfertën e Gjibraltarit të shënojë 3. Më poshtë mund të lexoni rezultatet për të gjitha ndeshjet që po luhen.
HT:
Kosovë 0-1 Bjellorusi
Andorra 0-1 Izrael
Kroaci 1-0 Armeni
Uells 1-0 Turqi
Rumani 0-0 Zvicër
Greqi 0-1 Francë
Gjibraltar 0-3 Hollandë