
Sfida ndërmjet Luftëtarit dhe Tiranës ka prodhuar spektakël në fushën e lojës, teksa janë realizuar tetë gola në dy takimet e fundit që janë luajtur të dielën dhe ditën e djeshme. Në ndeshjen e parë bardheblutë u befasuan në Peqin, pasi u mundën me rezultatin 2-1. Ndërsa në takimin e djeshëm që u luajt në stadiumin "Roza Haxhiu" të Lushnjës, të besuarit e trajnerit Daja arritën të fitonin bindshëm me rezultatin 1-4. Shumë gola të shënuar në dy ndeshje dhe pak ditë, duke treguar në këtë mënyrë formën e mirë të sulmuesve.
Poll