
Grabitjet e futbollistëve në Angli janë bërë të shpeshta, ndërsa së fundmi preh ka rënë algjeriani Riyad Mahrez. Ylli i Manchester City-t ka parë sesi banesa e tij është vjedhur, duke shkaktuar një dëm ekonomik afro 600 mijë euro.
Në lagjen ku banon mëngjarashi ishin thyer katër banesa, ndërsa Mahrez i ishin vjedhur 60 mijë euro "cash", një orë që kapte vlerën e 250 mijë euro dhe sende të tjera me vlerë. Sipas The Telegraph, policia është vënë pas grabitësve ndërsa rastet e këtyre akteve janë shtuar.Përpara pak kohësh, edhe lojtari Delle Ali i Tottenham u grabit në shtëpi, ndërsa lojtarët kanë filluar të blejnë qenë special dhe të shtrenjtë, për t'u mbrojtur nga sulmet.
Poll