Ditë speciale për familjen Schumacher. Edhe pse dëshira do të ishte të festohej ndryshe, sot piloti legjendar Michael mbush 54-vjeç. 7 herë kampioni i botës në Formula 1 ka marrë urime të shumta, në pamundësi fizike për t’ia kthyer askujt. Informacionet në lidhje me shëndetin e tij që pas aksidentit të pësuar në vitin 2013-të, janë të pakta.
Dhe së fundmi është djali i tij, që ka bërë një postim emocionues në rrjetet sociale. Ai shfaqet me Michael vite më parë duke pozuar me veshje elegante, ndryshe nga ato të Formula 1 që jemi mësuar të shohim edhe të birin. “Gëzuar ditëlindjen babait më të mirë. Të dua”, ka shkruar Schumacher në foto.
[caption id="attachment_674360" align="alignnone" width="441"] Michael Schumacher[/caption]