
Mediat kroate kanë publikuar sot shifrën e çmendur që rusët e Terek Groznit kanë paguar për të marrë shërbimet e Odise Roshit. 500 mijë euro mësohet të jenë paguar në arkën e klubit të Rijekës për futbollistin nga Fieri që i është bashkuar Bekim Balës në Rusi tek klubi çecen. Një listë e gjatë me emra lojtarësh që këtë verë kanë lënë Kroacinë për të mbushur arkat e klubeve më në zë në Kroaci është publikuar sot ndërkohë që mes tyre kanë qenë emrat e Roshit dhe të Balës, por për këtë të fundit nuk është bërë e ditur shifra që lejoi transferimin e tij në kampionatin rus.
Poll