Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

“Më shqetëson mungesa e fitores”, Tetova kundërshton Mehmetin: Kishim 3 mungesa, Dinamo s’pati ndonjë meritë

Shkruar nga NEWSPORT
“Më shqetëson mungesa e fitores”, Tetova kundërshton

Egnatia doli e pamposhtur nga fusha e shtëpisë teksa barazoi 1-1 me Dinamon. Rrogozhinasit vinin me shumë mungesa dhe ia dolën të kalonin të parët në avantazh, por nuk e mbajtën. Pas ndeshjes, trajneri Edlir Tetova dha prononcimin e tij për MCN TV.

“Mehmeti dha që Dinamo meritonte fitoren? Dy tabllo loje, pjesë e parë me dy ekipet e ekuilibruar, pritëm kush gabon më shumë. Në pjesën e dytë shënuam me një episod. Patëm shanse edhe pas golit, por duhet pranuar kjo që ndodhi me një gabim në tranzicion dhe pësuam. Mbrojtësi duhet të ishte pak më i shpejtë te sulmuesi. Janë situata loje që nuk është nga pasimi apo meritë e Dinamos dhe ndodhin këto situata. Ishim në ekuilibër, por ne ishim më afër golit.

Disa javë pa fitore më shqetësojnë, por këtë e kemi marrë përsipër me rotacionin për të sjellë lojtarët në formë. Ishim me 3 mungesa, Aleksi, Ndreca dhe Fernando hyri i dëmtuar. Modifikuam modulin sot. Me rikthimin e skemës sonë, çdo gjë ishte në ekuilibër.Kishim vështirësi në krahun e majtë. Aleksin e zëvëndësoi mirë Ahmetaj”, tha Tetova.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga