
La Liga ashtu si të gjitha kampionatet e tjera në botë është ndalur për shkak të pandemisë së covid-19. Këtë javë skuadrat janë rikthyer në fushë për stërvitje pas dy muajsh pushime. Lojtarët kanë kryer testet dhe deri më tani ka rezultuar vetëm 5 pozitivë.
Në një intervistë për mediat spanjolle, presidenti i Ligës spanjolle, Javier Tebas është shprehur 5 lojtarë të infektuar është një numër i ulët nga ajo që prisinin pasi parashikonin se mund të kishte rreth 25-30 lojtarë të infektuar.
"Ne jemi përshtatur me rrethanat dhe kemi punuar në protokolle. Pesë pozitivë? Ne prisnim 25-30 lojtarë pozitivë nga testet, ishte një lajm i mirë. Të martën do të ketë teste të reja për lojtarët e infektuar ".
Rifillimi? "Ne ende nuk dimë asgjë akoma. Shpresojmë të kthehemi në fushë në 12 qershor", përfundoi Tebas.