Benfica merr lajmin e keq. Pesë futbollsit të ekipit portugez kanë rezultuar pozitiv me Coronavirus. Bëhet fjalë për Waldschmidt, Gilberto, Vertonghen, Grimaldo e Diogo Gonçalve, të cilat janë mbartës të virusit, me konfirmimin që ardhur nga vizitat e kryera. Mbrojtësi Vertonghen po zhvillon sezonin e parë në Portugali, pas një eksperiencë te Tottenham.
Benfica përballet nesër në League Cup me Bragën, teksa do i duhet të bëjë pa futbollistët në fjalë. Synimet janë të mëdha këtë sezon, teksa këto probleme nuk vijnë në momentin e duhur.

Poll