
Erando Karabeci prej disa javësh nuk luan në fushën e blertë, si shkak i një aksidenti që pësoi në kabinën e dushit pas kthimit nga Antalia. Kapiteni i bardhebluve ndodhet në fazë rikuperimi dhe deri më tani ai lëvizte me paterica, pasi u detyrua t'i nënshtrohej një operacioni në kofshë ku mori 20 të qepura.
Së fundmi, newsport.al ka mësuar se gjendja e mesfushorit të njohur është përmirësuar ndjeshëm dhe tashmë 28-vjeçari mund të lëvizë pa paterica. Nga klubi bardheblu ishte bërë me dije që atij i duhet një fazë rikuperimi prej 2 muajsh dhe në këtë mënyrë, së shpejti ai pritet të nisë stërvitjen individuale për të kapur sa më parë formën optimale.
Poll