Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SPORTMIX

4 medalje europiane, shqiptarët shkëlqejnë në disiplinat individuale

Shkruar nga NEWSPORT

Sportet individuale kanë treguar shpeshherë se shqiptarët janë dominues në to. Kështu ka rezultuar edhe në disiplinën e kartesë, me katër sportistë shqiptarë nga Kosova që kanë "rrëmbyer" medalje. Në Kampionatin Europian "Budapest 2020" morën pjesë disa garues nga Kosova, teksa katër prej tyre dolen me medalje.

Vesa Ibrahimi, Albulena Gervalla dhe Benjamin Shabani kanë fituar medalje të bronzëta për grupmoshat U21. Kjo gjë njoftohet nga Komiteti Olimpik i Kosovës, që thekson se në këto gara europiane, karateja u përfaqësua me 29 garues.

Njoftimi i KOK:

Albulena shënoi katër fitore për të arritur deri tek medalja në kategorinë -55 kilogramë. Luftën për të bronztën përmes repesazhit e fitoi ndaj italianes, Veronica Brunori.

Katër fitore shënoi edhe Vesa Ibrahimi në kategorinë -68 kilogramë, ndërsa në luftë për të bronztën mposhti 8:1 Natanaele Flamand të Francës.

Benjamin Shabani fitoi të bronztën në +84 kilogramë, duke uar në katër numrin e medaljeve të karateistëve tanë në evropian. Deri tek medalja erdhi pas katër fitoreve, ndërsa luftën për medalje në repesazh e fitoi me turkun Furkan Kayali, 5:0.

Sukses sot arriti edhe Djellza Sejdijaj që shënoi dy fitore, ndërsa garuesit tjerë u ndalën kryesisht në luftën e parë dhe të dytë.

Një ditë më parë, Betim Maliqi, kishte fituar po ashtu të bronztën për juniorë (kategoria -68 kg).

Karateja u përfaqësua në evropian me 29 garues. 

Tags:

SPORTMIX

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga