
Ka përfunduar me rezultatin 2-2 ndeshja mes Manchester United dhe Tottenham, e vlefshme për javën e 33-të të Premier League. "Djajtë e Kuq" nuk arritën të ruanin epërsinë e dy golave të shënuar në pjesën e parë.
Sancho dhe Rashford ishin ata që shënuan për Manchester United në 45 minutat e para. Por pjesa e dytë rezultoi ndryshe. Tottenham ishte më i vendosur dhe arriti të barazonte rezultatin duke zhbërë 2 golat e "Djajve".
Në minutën e 56-të shënoi Porro, ndërsa më pas Sane barazoi shifrat. Pas kësaj ndeshje, United mbetet në vendin e katërt me 60 pikë, ndërsa Tottenham në të gjashtin me 54 pikë.
Poll