Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Dy emra të rëndësishëm për Tiranën

Shkruar nga NEWSPORT
Dy emra të rëndësishëm për Tiranën

Merkato e Tiranës është në vazhdim. Bardheblutë presin ende përforcime, sidomos në repartet e mbrojtjes dhe sulmit.

Së fundmi janë dy emra që po qarkullojnë në ambjentet e klubit të kryeqytetit. Reanto Malota dhe Mario Fontanela.

Ish-kapiteni i Kukësit tashmë është një futbollist i lirë dhe po shqyrton ofertat në drejtim të tij. Qendërmbrojtësi do të ishte një përforcim ideal për Tiranën pasi do të zëvendësonte më së miri serbin e larguar Dejan Karan dhe gjithashtu do të formonte me Gentian Muçën një dyshe tepër cilësore në qendër të prapavijës. Kjo dyshe i ka dhënë provat që është e suksesshme në paraqitjet me Kukësin në kupat e Europës sezonin e kaluar dhe këtë sezon.

Ndërkohë emri i italianit Mario Fontanela po qarkullon prej ditësh në Shqipëri pasi mediat italiane bënë me dije se sulmuesi po kërkohej nga Partizani dhe zviceranët e Luzernës. Së fundmi flitet se ai i është ofruar edhe bardhebluve të cilët janë në kërkim të një sulmuesi.

Tags:

SUPERIORE

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga