Franck Kessi do të largohet nga “Camp Nou” dhe e ardhmja e tij përflitet të jetë në Serie A, aty ku Interi ka interes për shërbimet e tij. Mesfushori nuk ka arritur të bëjë lojën e tij në La Liga dhe të kthehet në portagonsi duke dalë jashtë pritshëmrive të katalanasve.
Në këto kushte sipas mediave britanike raportohet se përveç Interit në skenë ka dalë edhe Liverpool. “The Reds” kërkojnë një mesfushor me eksperiencë dhe Jurgen Klopp pëlqen karakteristikat e Kessie, i cili para një sezoni u shpall kampion me Milan.
Anglezët i shpallin “luftë” Interit, pasi janë të gatshëm të paguajnë për shërbimet e lojtarit 35 milionë euro, shifër që konsiderohet pak e lartë për arkat e zikaltërve.
Poll