
Masimiliano Doda është një nga lojtarët shqiptar që aktivizohet te Palermo. Skuadra e njohur në Itali pas falimentit luan në Serie D. Mbrojtësi I krahut në një intervistë për mediat në Siçili është shprehur se dëshiron të qendrojë te Palermo për të provuar të luajë në Serie A. Skuadra italiane duhet të kalojë nga Serie D për t'u ngjtur në atë A dhe kjo mund të ndodh nëse Palermo del kampion në vitet e ardhshme. Doda aktivizohet te Kombëtarja U-19 dhe U-20, ndërsa kërkon të arrijë deri te Kombëtarja e madhe.
"Është viti i parë, por nuk vuaj nga distanca. Njerëzit këtu janë mikpitës dhe po e gjej veten vërtet mirë, është pak a shumë si në Shqipëri, ku mysafiri është i shenjtë". - vazhdon Doda
"Shokët më japin shumë këshilla, si Lancini dhe Pelagotti, por edhe Crivello që më ndihmon shumë në fushë. Ne jemi një grup i afërt".
Obejktivi? Të kesh filluar me ekipin kombëtar U20 është një krenari dhe tani shpresoj që të arrijë te ekipi U-21 dhe më pas tek Kombëtarja A.
Seria A në tre vite? Unë them që asgjë nuk është e pamundur, nëse në çdo ligë del kampion. Ndërkohë duhet ta rikthejmë ekipin te profesionistët dhe më pas do ta shohim".
Qëndron? Shpresoj kështu, do të isha shumë e lumtur ".