
Roma humbet Pau Lopez. Portieri spanjoll u dëmtua gjatë takimit të parë të Europa League ndaj Manchester United dhe tani mediet italiane bëjnë me dije se ai do qëndrojë jashtë fushave për 3 muaj. Problemet në shpatull kanë detyruar të bëjë një operacion, këtë të shtunë në kryeqytet.
Kështu, sezoni për të mund të quhet i mbyllur. 26 vjeçari ka qënë një faktor jetik për romakët në këtë sezon, ku ka qëndruar në mesin e shtyllave në rreth 21 ndeshje të kampionatit dhe 12 përballje të Europa League. Roma mat forcat me Manchester United, sonte në kuadër të Europa League.
Poll