
Shqiptarët dhuruan spektakël në ndeshjen kundër Zvicrës nëpër tribuna, ndërsa kjo gjë duket se kërkohet edhe në dy sfidat e mbetura në grup. Kështu, FSHF-ja ka njoftuar se ka ende bileta të lira për dy takimet e radhës, atë kundër Francës dhe atë kundër Rumanisë. Pikërisht në njoftimin e FSHF-së thuhet: "Njoftimi i plotë FSHF, do të krijojë mundësinë e pajisjes me bileta për të gjithë ata tifozë dhe dashamirës të kombëtares që nuk janë pajisur ende me një të tillë. Ju bëjmë gjithashtu me dije se behet fjale për sasi te vogla dhe per arsye organizative, këshillohen te gjithë te interesuarit te kontaktojnë sa me shpejt ne kontaktet me lart për te pasur mundësinë e organizimit të të gjitha detajeve përfshire mundësitë e pagesës, tërheqjen e biletës, etj. Federata Shqiptare e Futbollit njofton te gjithë tifozët e interesuar te jene te pranishëm ne eventet e ardhshme te Kombëtares ne Euro 2016, te kontaktojnë ne adresat e mëposhtë te email-it: [email protected]; [email protected]; [email protected] ose në numrat e tel: +33 787753285 dhe +355665001301 Eventet e radhës te Kombëtares sonë ne euro2016 janë ndeshjet e Grupit A, respektivisht France – Shqipëri, e cila do te luhet ne date 15 Qershor, ora 21.00 ne Stadiumin Vélodrome ne Marseje dhe ndeshja Rumani – Shqipëri, e cila do te luhet ne date 19 Qershor, ora 21,00, ne Stadiumin e Lion-it".