
Ditën e nesërme do të luhet ndeshja e javës së 22 të Superiores ku Laçi pret në shtëpi Partizanin. Kurbinasit vijnë nga një moment aspak i mirë, pasi kanë pësuar 2 humbje radhazi, kurse të kuqtë vetëm kanë fituar.
Mirëpo, Partizani ka marrë edhe një lajm shumë të mirë mbrëmjen e djeshme, pasi Kukësi është mundur nga Teuta në Durrës me rezultatin 2-1. Kështu, verilindorët kanë mbetur 8 pikë pas dhe tashmë renditen në vendin e 3-të.
Gjithsesi, në rast se nesër, skuadra e drejtuar nga trajneri Skënder Gega, do të marrë një fitore, atëherë shpëkutet 10 pikë nga Teuta dhe 11 nga Kukësi, që ndryshe përkthehet se titulli kampion është shumë pranë dhe gjithçka varet vetëm nga ta që pas 25 vitesh të fitojnë titullin kampion.