
Sadio Mane është padyshim një nga futbollistët më të mirë tek Liverpool dhe në Premier League. I sapo kthyer nga dëmtimi sulmuesi arriti të ishte sërish protagonist në ndeshjen e fundit të Liverpool ndaj Ëest Ham (3-2) ku shënoi dhe golin e përmbysjes. 27 vjeçari pret të fitojë titullin e Premier League këtë sezon me Liverpool duke hipotekuar kështu një tjetër titull të rëndësishëm pas Champions League.
Për Sadio Mane interesimi u shtua këtë sezon nga Real Madrid, ndërsa Barcelona ka lëvizur më shpejtë duke përgatitur një ofertë të majme. SIpas Daily Mirror, katalanasit kanë studiuar faktin se kontrata e Mane përfundon në 2023 dhe po bëhen gati për të joshur me milion euro futbollistin. Sipas medias angleze klubi spanjoll pritet të bëjë një ofertë prej 225 milion paund, një shifër tepër e lartë e cila do të thyente çdo limit.