Liga e Kombeve zhvilloi dje ndeshjet e fundit në grupe, aty ku u mësuan edhe verdiktet finale për këtë sezon. Veç tyre, një vlerësim është bërë edhe për lojtarët që spikatën në ndeshjet e skuadrave respektive.
Në formacionin e javës, SofaScore ka vlerësuar dy lojtarët e Kosovës, Florent Muslija dhe Vedat Muriqin. Si mesfushori dhe sulmeusi janë pjesë e 11 më të mirëve, krahë emrave si Eriksen apo van Dijk.
Në portë danezi Schmeichel, teksa vlerësimin më të madh e ka Brady i Irlandës. Kujtojmë se Kosova mposhti 5-1 Qipron në Prishtinë.
Poll