Partizani do të shpresojë ditën e sotme në një short favorizues për fazën play-off të Europa League, duke qënë se një kualifikim i mundshëm në grupet e këtij kompeticioni nuk do të ishte vetëm arritje prestigjoze për Partizanin, por edhe një mundësi për të regjistruar një fitim financiar të paprecedent për klubin e kuq.
Plot 2.4 milion euro të ardhura do të nënkuptonte për Partizanin kualifikimi në grupe. Deri më tani të kuqtë kanë arkëtuar 910 mijë euro dhe bashkë me një sukses në play-off të ardhurat do të shkonin në 3.31 milion euro, buxhet i mjaftueshëm për 2-3 sezone si pretendent në Shqipëri.