2.2 milionë dollarë është shuma e fituar nga shitja e atleteve të Michael Jordan. U shitën kështu në ankand atletet e legjendës së njohur “Air Jordan”. Kjo shifër ka tejkaluar atë të vitit 2021 për atletet “Nike Air Ships” që Jordan veshi në ndeshjen e tij të parë në NBA.
“Shitja rekord e sotme tregon më tej se kërkesa për veshjet sportive të Michael Jordan vazhdon të tejkalojë dhe kapërcejë të gjitha pritshmëritë,” tha Brahm Wachter, kreu i “Sotheby’s”.
Atletet "Air Jordan" u hodhën në ankand nga Sotheby’s dhe u veshën nga Michael Jordan në pjesën e dytë të ndeshjes së dytë të finaleve të NBA 1998, e njohur si “Last Dance” (Vallëzimi i fundit). Në atë ndeshje, Chicago Bulls mundi Utah Jazz 93-88 me 37 pikë, 5 “rebound”, 3 asistime të Michael Jordan, me rezultatin që u barazua në 1-1. Jordan fitoi për herë të gjashtë unazën e NBA-së dhe u shpall MVP i finaleve.
[caption id="attachment_688266" align="alignnone" width="300"] Atletet "Air Jordan" qe ka veshur Michael Jordan dhe qe u shiten ne ankand[/caption]