
Armando Sadiku është shndërruar në një "bomber" për kombëtaren kuqezi, sidomos në dy ndeshjet e fundit miqësore ku nuk ka harruar edhe rrugën e rrjetës. Kështu, pas një sezoni të mirë që ka bërë me Vaduzin në kampionatin zviceran ai vazhdon të jetë në një rrugë të mbarë.
Së fundmi ai është zgjedhur për t'u votuar si "Lojtari i Muajit Maj" nga prestigjozja "Blick". Kjo media e ka zgjedhur elbasanasin që të jetë pjesë e këtij votimi për shkak të dy golave me rëndësi që ka shënuar për skuadrën e tij gjatë ndeshjes kundër Sionit.
Poll