
Barcelona ka kryer testet për lojtarët dhe stafin para udhëtimit për në Hungari, ku sot në 21:00 do të përballen me Ferencvaros në Ligën e Kampioneve. Te katalanasit nuk ka rezultuar asnjë lojtar pozitiv nga pjesa që udhëtuan. Sergi Roberto është infektuar me Covid.
Qysh prej 21 nëntorit lojtari ka qëndruar në shtëpi, duke kaluar një dëmtim që e ka mbajtur jashtë fushe. Produkti I katalanasve ka pasur kontakte të vogla me lojtarët dhe stafin e Barcelonës, teksa testimet kanë nxjerrë vetëm atë pozitiv. Tanimë pas 10 ditësh lojtari do t'I nënshtrohet testeve të reja, duke qëndruar në izolim. Roberto ka që në vitin 2007 që është bashkuar me moshat e Barcelonës.
Poll