
Naser Aliji feston ditën e tij më të veçantë. Mbrojtësi i Kombëtares feston sot ditëlindjen e tij të 30-të. Pikërisht në këtë ditë, Federata Shqiptare e Futbollit e ka kujtuar mbrojtësin duke e uruar.
“Sot feston ditëlindjen e 30-të mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Naser Aliji. Familja e madhe e futbollit shqiptar, i uron sa më shumë suksese në jetë dhe karrierë! Happy Birthday Naser!”, shkruan FSHF në faqen zyrtare.
Kujtojmë që Aliji ka luajtur 12 ndeshje me fanellën e Kombëtares, teksa debutimin e ka bërë më 13 qershor të vitit 2015.
Poll