Karim Benzema është një nga sulmuesit që ka lënë gjurmë në Europë me skuadrat që ka luajtur, ndërsa është protagonist absolut në Arabinë Saudite me Al Ittihad. Sulmuesi francez ka pasur fatin të luajë përkrah Cristiano Ronaldos si dhe kundër Lionel Messit.
Në një intervistë për mediat e huaja është pyetur për 11-shen e “ëndrrave” të tij. Benzema ka zgjedhur formacionin më të mirë sipas tij, ndërsa ka jo pak supriza.
Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi nuk janë fare në 11-shen e tij. Ish-fituesi i “Topit të Artë” ka zgjedhur veten e tij në majën e sulmit, ndërsa formacioni është thuajse me lojtarët e Realit dhe të Francës.
Formacioni i Benzemas: Neuer, Dani Alvesh, Pepe, Ramos, Marcelo, Pogba, Makelele, Ronaldo, Ronaldinho, Zidane, Benzema