Hapësire reklamuese

All - General - 1

Çështjet kryesore

BOTA

11 pikë më shumë se REALI, në “Camp Nou” nisin llogaritë për hapjen e “shampanjës” së titullit

Shkruar nga NEWSPORT
11 pikë më shumë se REALI, në “Camp Nou” nisin

Barcelona mori një fitore të rëndësishme ndja Real Betis në fundjavë duke mbajtur përsëri Real Madrid plot 11 pikë larg tyre. Pas kësaj fitoreje tashmë titulli kampion i La Liga është gjithmonë e më afër, ku kanë mbetur edhe 6 ndeshje drejt fundit të kampionatit.

Pavarësisht se skuadra e Xavi Hernandez në javët e fundit pati disa oshilacione, por tashmë tekniku spanjoll me të gjithë lojtarët në dispozicion shpreson të kurorëzohet sa më shpejt kampion i La Ligas.

Blaugranat do të luajnë dy ndeshjet e ardhshme ndaj Osasunos dhe Espanyol, ndërsa në “Camp Nou” kryqëzojnë gishtat që madrilenët të humbasin pikë në dy javët e ardhshme, ku do të përballen me Real sociedad dhe Getafen. Nëse “Los Blancos” humbasin pikë në këto dy sfida, atëherë blaugranat do të mund të festojnë titullin ndaj Espaynol  më 14 maj.

Por nëse në dy javët e ardhshme Barcelona dhe Real Madrid marrin të njëjtat rezultate, atëherë në sfidën që katalanasit do të luajnë në “Camp Nou” ndaj Real Sociadad me një 3 pikësh në këtë përballje do të mund të festojnë titullin pa marrë parasysh se cili është rezultati i sfidës së Real Madrid.

Kjo do të thoshte se nëse Barça nuk e fiton dot titullin përballë Espaynol më 14 maj, atëherë pavarësisht të gjithave do të mund të hapte shampanjën e titullit më 21 maj në “Camp Nou”, 3 javë përpara fundit të La Ligas. Në këtë mënyrë trofeu i La Liga do të rikthehej në Barcelona pas 4 vitesh mungesë.

Poll

Lexo gjithashtu

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga