Taulant Seferi po shkëlqen në Ukrainë me Vorskla Potlava duke shënuar plot 11 gola 22 ndeshje këtë sezon që i mundësuan edhe ftesën në Kombëtaren shqiptare në sfidën përballë Polonisë. Këto paraqitje kanë zgjuar interesin edhe të klubit të Bundesliga 2, Paderborn.
Gjermanët janë në kërkim të një sulmuesi që garanton gola pasi bomber aktual, Marvin Pieringer është në formë huazimi nga Schalke 04 dhe do të rikthehet në fund të sezonit, kështu që, te ish-lojtari i Tiranës shohin zëvëndësuesin e tij.
Sulmuesi 26-vjeçar do të gjejë te Paderborn një tjetër shqiptar, Florent Muslijan, mesfushorin e përfaqësueses së Kosovës i cili po shkëlqen gjithashtu këtë sezon.
Poll