Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

11 gola dhe 11 asiste në këtë sezon, dy klubet e Manchesterit ‘zien’ për holandezin e Leverkusen

Shkruar nga NEWSPORT
11 gola dhe 11 asiste në këtë sezon, dy klubet e Manchesterit

Bayern Leverkusen po zhvillon një sezon fantastik në Bundesligë, teksa janë me një dorë te titulli kampion. Xabi Alonso dhe skuadra e tij nuk e njohin humbjen në këtë sezon.

Por kjo falë edhe paraqitjeve të lojtarëve në fushën e lojës. Një nga protagonistët e këtij suksesi është edhe Jeremie Frimpong, i cili ka mundur të shënojë 11 gola dhe të dhurojë 11 asiste.

Për shkak të këtyre paraqitjeve, holandezi ka përfunduar në ‘radarin’ e disa skuadrave dhe dy prej tyre janë nga Premier League. Manchester City dhe Manchester United do të garojnë mes tyre për shërbimet e 23-vjeçarit.

Sipas mediave britanike bëhet me dije se Manchesteri do të ‘ziejë’ në merkaton e verës për të transferuar Frimpong. Të dyja klubet kanë nisur kontaktet e para me agjentin e lojtarit, me holandezin që ka kontratë të vlefshme me Leverkusen deri në vitin 2028.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga