Çudirat nuk kanë fund në çiftin Wanda – Icardi. Mauro Icardi do të paguajë plot 100 milionë euro nëse do ta tradhtojë ndonjëherë Wanda Narën.
Marrëveshja “anti-tradhti” është imponuar nga avokatët e modeles, raporton Noticias. Një pakt sekret i nënshkruar pas diagnostikimit me leuçemi të Wandas.
Lidhja e tyre është gjithmonë në qendër të mediave rozë, herë me skandale, herë me romanca me temperatura të nxehta. Ndarja është hedhur pas dhe çifti argjentinas tani janë më të dashuruar se kurrë.
Poll