
Al Nassr dhe Rudi Garcia ndanë rrugët mes tyre, teksa situata në dhomat e zhveshjes nuk ishte aspak e mirë, përveç rezultateve negative që siguruara në javët e fundit.
E kur tashmë Cristiano Ronaldo ka mbetur pa trajner, drejtuesit e skuadrës arabe kanë nisur nga puna për të gjetur zëvendëuesin e francezit. Në listë është Jose Mourinho. Ky i fudnit aktualisht ëhstë në stolin e Romës, por për shkak të situatave të fundit është e paqartë e ardhmja e tij te verdhekuqtë.
Sipas mediave “AS” plot 100 milionë euro janë në tavolinë për trajnerin portugez, me drejtuesit që kërkojnë të bëjnë bashkë Mourinhon dhe Ronaldon. Oferta e ardhur nga Arabia Saudite është e parezistueshme, pasi tashmë paraja ka nisur të tundojë të gjithë.
Tashmë në Arabinë Saudite ka dhe një “garë” mes dy skuadrave rivale. Al Hilal i ka propozuar një ofertë prej 100 milionë euro Mourinhos, ndërsa 400 milionë euro për dy sezone rivalit të CR7, Lionel Messit. Mbetet të presim për të mësuar se cila do të jetë e ardhmja e trajnerit luzitan.