Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

10 gola dhe 5 asiste, në Poloni reklamojnë Ernest MUÇIN

Shkruar nga NEWSPORT
10 gola dhe 5 asiste, në Poloni reklamojnë Ernest MUÇIN
Ernest Muçi po bëhet gjithnjë e më shumë protagonist në Poloni me ekipin e Legia Warsaw. Ish-sulmuesi kampion me Tiranën la bardheblutë për të bërë hapin e madh ku u ble nga Legia për 600 mijë euro. Sot bëhen ekzaktësisht 2 vite nga zyrtarizimi i lojtarit në Poloni dhe përkon njëkohësisht edhe me një detaj interesant. Ndeshja e fundit ishte e 50-ta për 21-vjecarin me fanellën e Legias në kampionat dhe klubi e ka uruar me një postim në rrjete sociale. Në të gjitha garat, Muçi ka luajtur 66 ndeshje duke shënuar 10 gola dhe 5 asiste ndërsa këtë sezon është kthyer në titullar fiks. Paraqitjet e mira mund ta bëjnë atë një kandidat potencial për Kombëtaren Shqiptare, sidomos me trajnerin e ri Sylvinho që është fans i futbollit krijues dhe ofensiv me të cilin karakterizohet edhe vetë lojtari.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by Legia Warszawa (@legiawarszawa)

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga