
Kupa e Amerikës do zhvillohet në Brazil siç u vendos nga Federata e Futbollit e kontinentit amerikan (CONMEBOL). Gjykata e Lartë në Brazil ka vendosur që turneu të zhvillohet në vendin Samba, edhe pas ankesave të futbollistëve brazilianë dhe partive opozitare.
Në Brazil pretendohej se kompeticioni do rriste rastet e të prekurve me Covid-19, pas fataliteteve të shumta që kanë ndodhur nga virusi.
Protesta dhe ultimatumi se ekipi brazilian do tërhiqej tanimë janë shuar, ndërsa edhe presidenti I vendit organizator ka shprehur mbështetjen. Në 13 qershor do marrë jetë edhe Kupa e Amerikës, që u vendos të luhet në Brazil pasi u anullua nga Kolumbia dhe Argjentina.
Poll