ZYRTARE/ U përfol Orges Shehi, Shkëndija zgjedh trajnerin
Shkruar nga NEWSPORT
Shkëndija më në fund ka vendosur për trajnerin e ri që do të vendoset në krye të pankinës. Pas shumë diskutimesh për të vendosur Orges Shehin në drejtimin e kuqezinjve, tashmë çdo gjë është zyrtarizuar. Qatip Osmani do të rikthehet përsëri te Shkëndija pasi u largua nga tetovarët në vitin 2019.
53 vjeçari me që në karrierën e tij ka qenë pjesë e Shkëndijës, Renovës dhe Shkupit do të rikthehet përsëri nga aty ku e nisi aventurën e tij si trajner. Mbetet për t’u parë në qoftë se Shkëndija do të jetë me “timonierin” e ri duke nisur nga sfida me Shkupin që zhvillohet ditën e nesërme. Në takimin e kupës kundër Karaorman e mbyllur me shifrat 0-3 në favor të Shkëndijës, ekipi u drejtua nga Skender Jonuzi.
Njoftimi zyrtar i klubit: