Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

MAQEDONIA

ZYRTARE/ U largua nga Shkëndija e Tetovës, trajneri shqiptar firmos për rivalët e kuqezinjve

Shkruar nga NEWSPORT

Qatip Osmani u largua disa ditë më parë nga drejtimi i Shkëndijës së Tetovës për rezultate negative. Por, trajneri shqiptar nuk ka qendruar për shumë kohë pa punë pasi ditën e sotme ka firmosur me FC Shkupin, një nga rivalët në kampionatin maqedonas për Shkëndijën e Tetovës. Zyrtarizimi është bërë nga vetë klubi në faqen zyrtare.

Postimi i FC Shkupit:

FC Shkupi me kënaqësi komunikon arritjen e marrëveshjes me trajnerin e mirënjohur Qatip Osmani. Një prej trajnerëve më të trofeshëm në vend, merr drejtimin e skuadrës tonë dhe tashmë ka hedhur firmën në kontratë, e cila do ta mbajë lidhur me bardheblutë deri në vitin 2021.

Osmanin në këtë post vjen si zëvendësues i Bulent Akinit, ndërsa për ndihmës do të ketë Bashkim Livorekën.

Qatip Osmani është njohës shumë i mirë i futbollit vendor dhe praktikon më shumë lojë sulmuese. Ai sezonet e fundit ishte pjesë e Shkëndijës, me të cilët ne dy vitet e fundit fitoi dy tituj kampion dhe një trofe të Kupës. Ai gjatë karrierës së tij si trajner ka udhëhequr edhe ekipin e Renovës, ndërsa ka të fituar gjithësej tre tituj kampion, një trofe të Kupës dhe një Superkupë. Qatip Osmani është trajneri i tretë që ulet në stolin tonë në këtë sezon, pasi para tij kishim dy trajner turk Umit Karanin dhe Bulent Akinin.

Osmani debutimin e tij me skuadrën tonë do ta ketë të mërkurën (25.09.2019) në ndeshjen e Kupës me FK Sileksin, ndërsa në ndeshjen me Akademia Pandevin ekipi do të udhëhiqet nga Orhan Abdi.

Tags:

MAQEDONIA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga