
Harry Maguire ka mbyllur sezonin me Manchester United. Trajneri i "Djajve të Kuq" ka konfirmuar se mbrojtësi dhe kapiteni i skuadrës do jetë jashtë për ndeshjet e mbetura, si pasojë e dëmtimit në fillim të këtij muaji në sfidën ndaj Aston Villas. Solskjaer do humbasë pikën kyçe të prapavijës edhe në finalen me Villareal për Europa League, sfidë që luhet në 26 maj.
Anglezi ka qenë titullar në çdo sfidë në Premier League, ndërsa nuk do jetë në javën e fundit. Maguire shpreson që të mund të rikuperohet në kohë për Europianin, ndërsa ka futur në panik kombëtaren e "Tre Luanëve". Një mungesë e tij do thoshte humbje në prapavijë për të besuarit e Southgate.
Poll