Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

ZYRTARE/ Tjetër shqiptar i bashkohet Muçit dhe Çelhakës te Legia, mesfushori “testohet” para blerjes

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Tjetër shqiptar i bashkohet Muçit dhe Çelhakës

Qëndrim Zyba do të vazhdojë pjesën e mbetur të sezonit te Legia e Varshavës, në formën e huazimit nga Ballkani. Vetë klubi suharekas ka zyrtarizuar gjithçka për mesfushorin, kartoni i të cilit mund të blihet nga Legia në fundin e sezonit.

Zyba do gjejë te polakët Ernest Muçin dhe Jurgen Çelhakën. Dy ish-lojtarët e Tiranës, që kontribuojnë prej vitit 2021 te Legia. Këto 4 muaj do jenë si testim për mesfushorin e përfaqësueses së Kosovës, pasi në fund pritet largimi i tij përfundimtar nga Ballkani.

Postimi i Ballkanit:

“Të dashur tifozë,

Ju njoftojmë se super mesfushori ynë dhe i Kombëtares së Kosovës, Qëndrim Zyba, e vazhdon karrieren te skuadra prestigjioze e Legias së Varshavës. Futbollisti huazohet te ekipi polak deri në fund të sezonit, me të drejtë blerje të gjithë kartonit. Klubi e falenderon Zybën për kontributin e madh që ka dhënë me ne, duke ndihmuar në arritjen e objektivave tona, kurse ne jemi të lumtur që si vatër e ngritjes profesionale të lojtarëve, krijojmë në vazhdimësi mundësi për ta që të arrijnë lartë e më lartë. Të priftë e mbara Qëndrim”

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga