Matej Cvetanovski është zyrtarisht futbollist i Shkupit në Maqedoninë e Veriut. Sulmuesi 23 vjeçar ishte një dëshirë e Tiranës në Kategorinë Superiore si edhe e Shkëndijës. Duket se shqiptarët e Shkupit kanë bindur lojtarin, me Cvetanovskin që do të veshë fanellën bardheblu për 2 sezone.
"Jam shumë i gëzuar që do të jem pjesë e një klubi që ka histori të pasur si në vendin tonë, ashtu edhe në arenën ndërkombëtare. Sipas meje ofertën që ma dhanë Shkupi ishte më e mira për karrierën time futbollistike. Shpresoj të fitojmë titullin, jam këtu për ta ndihmuar ekipin.
Dua të shtojë dhe të falënderoj të gjithë për pritjen e mrekullueshme që më kanë bërë, ndërsa me një numër të futbollistëve njihem që më parë dhe besoj se shumë shpejtë do të adaptohem në lojë", tha sulmuesi në prezantim. Kujtojmë se 23 vjeçari është pjesë e Kombëtares së Maqedonisë së Veriut.
