Drilon Cenaj do të jetë lojtar i Salernitanës për sezonin e ri 2016-2017. 19-vjeçari është bashkuar ditën e sotme me skuadrën italiane. Lajmin e ka bërë të ditur klubi i Serisë B, ku konfirmon firmosjen e një kontrate 1-vjeçare.
“L’U.S Salernitana 1919 njofton afrimin e sulmuesit Drilon Cenaj (1997), duke siguruar prezencën e futbollistit për sezonin aktual sportiv”, njofton klubi italian.
Cenaj është pjesë e Shqipërisë U-19 dhe më herët, ka qenë pjesë e akademisë Pushkak në Hungari.
- Drilon Cenaj
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.