
Kukësi ka zgjedhur të nisë një strategji të re, për t’iu besuar më shumë lojtarëve të rinj e vendas. Një prej tyre, është Redon Dragoshi. Mbrojtësi kuksian ka rinovuar sot me klubin e Kukësit deri në vitin 2023 dhe do të jetë pjesë e verilindorëve edhe për sezonin e ardhshëm. Këtë gjë, e ka konfirmuar edhe faqja zyrtare e Kukësit.
Njoftimi i FK Kukësit:
“Redon Dragoshi 2023! FK Kukësi njofton se ka arritur marrëveshjen me mbrojtësin Redon Dragoshi për të rinovuar kontratën edhe për 1 sezon tjetër. Mbrojtësi 22-vjeçar ka firmosur sot kontratën e re e cila skadon në verën e vitit 2023, duke zgjatur në këtë mënyrë bashkëpunimin.
Dragoshi erdhi të Kukësi në sezonin 2020-2021 duke arritur të grumbullohet edhe me Shqipërinë U21. Klubi i Kukësit i uron suksese mbrojtësit kuksian Redon Dragoshi”, shkruhej në njoftimin e Kukësit.