
Shkëndija e Tetovës godet në merkato. Kuqezinjtë kanë firmosur me Adenis Shalën, sulmuesin që sezonin e kaluar ishte pjesë e Trepça në kampionatin e Kosovës. Shala ka firmosur kontratë për një sezon me kuqezinjtë opsion edhe për 3 sezone dhe sot është prezantuar në ambientet e klubit. Arritja e akordit është bërë nga vetë Shkëdija në rrjetet sociale.
Postimi I Shkëndijës:
Shala ka nënshkruar me Shkëndijën kontratë 1 vjeçare me mundësi vazhdimi edhe për 3 vite tjera. Është i lindur më 23 tetor të vitit 1998. Gjatë vitit 2017 ka qenë pjesë e grupmoshave të skuadrës kroate të Hajdukut, që më pastaj të transferohet në grupmoshat e skuadrës së Fenerbahçes. Së fundmi 22 vjeçari Shala ka luajtur në kampionatin e Kosovës, ku ka qenë pjesë e ekipit të Trepçës '89.
Adenis Shala është sulmues i krahut, por që mund të luajë edhe në pozitën e mesfushorit ofenziv.