Paulo Fonseca nuk do jetë trajner i Romës nga sezoni që vjen. Pas intervistës së djeshme, klubi ka vendosur që trajneri mos jetë më në stolin e skuadrës, dukshëm për rezultatet e sezoneve në krye të pankinës. Portugezi u bashkua me Romën në 1 qershorin e 2019, teksa kontrata përfundon në fundin e këtij sezoni.
“Në emër të të gjithëve në klub, dëshirojmë të falënderojmë Paulo Fonseca për punën e palodhur dhe udhëheqjen e treguar gjatë këtyre dy viteve,” tha Dan Friedkin, presidenti i klubit.
Paulo e udhëhoqi ekipin përmes disa sfidave, përfshirë pandeminë Covid dhe një ndryshim të pronësisë. Ai e bëri këtë me bujari, drejtësi dhe karakter të shkëlqyeshëm. Ne i urojmë gjithë të mirat në përpjekjet e tij në të ardhmen dhe jemi të sigurt se ai do të përfaqësojë vlerë të shtuar kudo që të shkojë”, thuhet në deklaratën e klubit. Allegri dhe Maurizzio Sarri janë dy emrat e lakuar për stolin.