Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

MAQEDONIA

ZYRTARE/ "Rrufe në qiell të hapur" për Shkëndijën, largohet Ibrahimi, opsion për klubet nga Shqipëria

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ "Rrufe në qiell të hapur" për

Besart Ibraimi largohet nga Shkëndija pas 6 vitesh. Lajmin e bën me dije skuadra tetovare, që falenderon sulmuesin më të mirë në historinë e klubit. Ibraimi tanimë është lojtar I lirë dhe një alternativë për klubet e Superligës shqiptare.

"Besart Ibraimi skuadrës kuqezi iu bashkëngjit në vitin 2015 dhe gjatë kësaj periudhe për ekipin e Shkëndijës ka shënuar gjithsej 147 gola, duke e fituar kështu epitetin 'Mbreti i golave' ", shkruan Shkëndija.

Njoftimi:

Sulmuesi më i mirë i Shkëndijës i të gjitha kohërave, golashënuesi më i mirë në historinë e Shkëndijës, Besart Ibraimi largohet nga Shkëndija. Klubi dhe Besarti kanë arritur marrëveshje të dyanshme që të ndërpritet bashkëpunimi.

Rikujtojmë që Besart Ibraimi skuadrës kuqezi iu bashkëngjit në vitin 2015 dhe gjatë kësaj periudhe për ekipin e Shkëndijës ka shënuar gjithsej 147 gola, duke e fituar kështu epitetin "Mbreti i golave".

Faleminderit për gjithçka që ke bërë për klubin tonë, Besart. Faleminderit për të gjitha momentet e mira, për kontributin tënd në fanellën kuqezi. Të dëshirojmë shumë suksese në karrierën tënde si futbollist!

Tags:

MAQEDONIA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga