
Ndeshja mes Lazios dhe Torinos është shtyrë. E planifikuar për sot në mbrëmje në kuadër të javës së 25 të Serie A, dueli nuk do mund të zhvillohet pasi në klubin nga Torino ka 10 persona të infektuar me coronavirus.
Autoritetet dhe klubi Granata kanë bashkëpunuar për testet e reja, teksa lojtarët dhe stafi nuk kanë rrezikuar për përhapjen e virusit. Me udhëzim të ASL, Lega ka marrë vendimin që dueli i programuar për sot në 18:30 mos zhvillohet.
Edhe ndeshja mes Sassuolos dhe Torinos fundjavën që lamë pas nuk u zhvillua për të njëjtën arsye. Për Lazion sot ishin grumbulluar Strakosha, Alia dhe Muriqi.
Poll