Pritej që Emre Can të blihej nga Dortmund në verë pasi të mbaronte hauzimi, por nuk ka ndodhur kështu. Klubi i madh gjerman nuk ka pritur aq gjatë dhe ka nënshkruar kontratë të re me turkun që skadon në vitin 2024. Ato pak minuta të luajtura dhe ai supergol në ndeshjen ndaj Leverkusen në kampionat, kanë bërë që procedurat të përshpejtohen.
Ish lojtari i Juventusit, Emre Can e ka nisur mjaft mirë aventurën te Dortmund dhe nëse vazhdon kështu mund të kthehet në pikën kyçe të ekipit. Në Itali, ajo që mungoi ishte përshtatja.