Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

MAQEDONIA

ZYRTARE/ Pas Bruno Ditës, Shëndija nënshkruan me një mbrojtës

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Pas Bruno Ditës, Shëndija nënshkruan me një

Shkëndija është duke afruar element cilësorë për të përballuar kampionatin në Maqedoninë e Veriut. Ekipi që drejtohet nga Ernest Gjoka ka zyrtarijzuar mbrojtësin Antonio Paviç. 25 vjeçari kroat ka nënshkruar për një vit, me të drejtë rinovimi edhe për një tjetër.

Përpara pak ditësh tetovarët fituan garën për shërbimet e mbrojtësit Bruno Dita, që u largua nga Skënderbeu me përfundimin e kontratës. Pas mesfushorit shqiptar, Shkëndija nënshkruan edhe me një mbrojtës I cili ka aftësi të mira në fazën offensive.

Njoftimi I Shkëndijës:

Mbrojtësi i majtë Antonio Paviç është futbollist i ri i Shkëndijës. 25 vjeçari firmos kontratë 1+1 vjeçare me kuqezinjtë dhe nga e hëna bashkohet me ekipin.

KF Shkëndija me kënaqësi komunikon arritjen e marrëveshjes me mbrojtësin e majtë Antonio Paviç. Kroati 25 vjeçar ka kaluar me sukses vizitat mjekësore dhe ka firmosur kontratë një vjeçare me opsion vazhdimi edhe për një vit tjetër nëse palët ngelin të kënaqura. Në Tetovë vjen nga Zheljezniçari i Bosnjë e Hercegovinës, ndërsa duke parë statisikat pritet të jetë vlerë e shtuar për krahun e majtë të repartit defanziv edhe pse paralel shquhet për karakteristika shumë pozitive në fazën sulmuese.

Tags:

MAQEDONIA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga