Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

ZYRTARE/ Nuk përmbahet BAYERNI, futbollisti konfirmon kalimin te bavarezët (FOTO)

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Nuk përmbahet BAYERNI, futbollisti konfirmon kalimin te

Pas Lucas Hernandez dhe Benjamin Pavard, Bayern duket se ka siguruar dhe blerjen e tretë të sezonit të ri. Sulmuesi i Hamburgut Jann-Fiete Arp konfirmoi në "Instagram" se do të largohet gjatë verës drejt Mynihut. 19-vjeçari shihet si njëri prej talenteve më premtues të futbollit gjerman.

"E dashur, familje e Hamburgut,

Pas 9 viteve, është koha të themi mirupafshim. Kemi festuar, vuajtur, qeshur e qarë, por mbi të gjitha: Kemi gjetur gjithmonë mënyrën për të kundërshtuar çdo pengesëdhe kemi vendosur Hamburgun mbi çdo gjë.


Do të më mungojë çdo gjë nga ky klub dhe jam akoma më tepër krenar që isha pjesë e Hamburgut për 9 vite. Sigurisht, sfida të mëdha më presin, por të jem gjithmonë pjesë e juaja dhe ju do të mbeteni pjesë e imja", shkruan Arp.

https://www.instagram.com/p/BxqBxShnqzf/?utm_source=ig_web_copy_link

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga